Mendi te Siti,  ndryshon formacioni më i kushtueshëm i të gjitha kohëve… në pritje të Neimar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2017 | 15:58

Mendi te Siti,  ndryshon formacioni më i kushtueshëm i të gjitha kohëve… në pritje të Neimar

Mançester Siti zyrtarizoi sot transferimin e Benzhamin Mendi nga Monako, duke e bërë atë një nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror. Mbrojtësi i majtë i komëbtares së Francës, u kushtoi anglezëve 52 milionë paund, duke siguruar një vend në formacionin më të kushtueshëm të të gjitha kohëve.

mendi

E përditshmja britanike “Daily Mail” ka përpiluar edhe formacionin që ndërtohet me transferimet më të kushtueshëm në histori, duke marrë për bazë rreshtimin 4-4-2. Në total, të 11 lojtarët e këtij rreshtimi kanë kushtuar 692 milionë paund, një shifër që sigurisht do të rritet ndjeshëm nëse së shpejti do të realizohet transferimi te PSG i Neimar, i cili për momentin është jashtë përzgjedhjes.

top 11

Porta

Ederson (35 milionë paund, nga Benfika te Mançester Siti, 2017)

Mbrojtja

Kajl Uollker (54 milionë paund, nga Totenhem te Mançester Siti, 2017)

Xhon Stouns (47,5 milionë paund, nga Everton te Mançester Siti, 2016)

David Luiz (50 milionë paund, nga Çelsi te PSG, 2014)

Benxhamin Mendi (52 milionë paund, nga Monako te Mançester Siti, 2017)

pogba

Mesfusha

Angel Di Maria (59,7 milionë paund, nga Real Madrid te Mançester Junajtid, 2014)

Hames Rodriguez (63 milionë paund, nga Monako te Real Madrid, 2014)

Pol Pogba (89 milionë paund, nga Juventus te Mançester Junajtid, 2016)

Garet Beil (86 milionë paund, nga Totenhem te Real Madrid, 2013)

Sulmi

Gonzalo Higuain (76 milionë paund, nga Napoli te Juventus, 2016)

Kristiano Ronaldo (80 milionë paund, nga Mançester Junajtid te Real Madrid, 2009)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"