Menaxheri zbulon prapaskenën: Bajerni këmbënguli për Hysajn, por mbrojtësi u dogj nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 0:09

Menaxheri zbulon prapaskenën: Bajerni këmbënguli për Hysajn, por mbrojtësi u dogj nga…

Megjithëse kampionati italian nuk ka shumë që ka rinisur, te Napoli është kohë rinovimesh kontratash. Një prej lojtarëve që pas një viti i skadon akordi me klubin është edhe Elseid Hysaj, prania e të cilit në ekipin aktual është ende në dyshim të fortë. Lajmin e ka dhënë menaxheri i lojtarit, Mario Xhufredi.napoli hysaj

Duke folur për mikrofonat e “Radio Punto Nuovo”, ai ka deklaruar: “Nuk kam pasur kurrë asnjë lloj problemi me presidentin e Napolit. Çdo akord që kemi arritur me zotin De Laurentis ka qenë me miratimin e të gjithëve. Për kontratat e Ruit, Di Lorencos dhe Hysajt kemi pasur disa mosmarrëveshje, të cilat sidoqoftë nuk e kanë cenuar mendimin e mirë që kam për presidentin”.

Në deklaratën e tij Xhufredi përmendi edhe interesimin që pati treguar Bajerni i Mynihut për mbrojtësin shqiptar, madje pa hezituar të përmendë edhe shifrat. “Kur Hysaj pranoi Napolin, arkëtonte 500 mijë euro në sezon, por nuk ishte një kontratë e ndërmjetësuar prej meje. Kur mora prokurën e lojtarit, kërkova një rrogë në lartësinë e paraqitjeve.elseid hysaj

Të mos harrojmë se për Elseidin pati një këmbëngulje të madhe nga Bajerni i Mynihut që arriti të bënte edhe një ofertë. Është vetëm 24 vjeç, por me Sarrin ishte një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim në Serinë A. Me Ançelotin e pati të vështirë, por falë Gatuzos është rikthyer në ato nivele”, shpjegoi menaxheri, i cili në fund zbuloi edhe një tjetër detaj: “Gatuzo dhe De Laurentis duan ta mbajnë Hysajn. Kemi folur për rinovimin e kontratës dhe ju siguroj që nuk është çështje parash. Tashmë e ka Elseidi në dorë nëse dëshiron të qëndrojë ose jo sepse me Ançelotin u dogj një herë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"