Menaxheri italian lëshon “bombën” në gjykatë: Ferguson trukoi ndeshjen Junajtid-Juventus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 11:34

Menaxheri italian lëshon “bombën” në gjykatë: Ferguson trukoi ndeshjen Junajtid-Juventus

Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Fer guson, është akuzuar nga një menaxher që akuzohet për korrupsion, se ka trukuar një ndeshje të Mançester Junajtid kundër Juventusit në Champions (pa specifikuar datën) dhe ky i fundit e ka shpërblyer me një orë Rolex floriri me një vlerë prej 30 mijë paundësh.

pagl;iara

Rrëfimi u bë gjatë një seance gjyqësore ditën e enjte (dje) në Angli. Xhuzepe “Pino” Paljara, menaxheri 64-vjeçar me origjinë italiane, ia bëri këtë pohim një gazetareje të maskuar si sipërmarrëse në botën e futbollit, e cila gjoja po përpiqej të hynte në tregun e futbollistëve u tha në gjykatë.

Paljara tha se trajneri legjendar i “djajve të kuq” trukoi një ndeshje të ekipit të tij kundër gjigantëve italianë dhe e akuzoi skocezin edhe se përfitonte para nga transferimet e futbollistëve. Paljara është aktualisht nën akuzë për ryshfet, së bashku me ndihmëstrajnerin e Barnslejt, Tomi Rajt dhe menaxherin e futbollit Daks Prajs. Që të tre ata i mohojnë akuzat për dhënie ryshfeti. Ata janë vendosur nën akuzë pas skandalit të mashtrimit që gazeta “Daily Telegraph” zbuloi në 2016-ën, të cilat përfshinë dhe sollën më pas dorëheqjen e trajnerit të kombëtares së Anglisë, Sem Allerdajs.

ferguson

Gjatë procesit të ditës së enjte, në gjykatë u dëgjua edhe dëshmia e Paljarës për trajnerë të ndryshëm të Premier Ligës, që ai i kishte dhënë gazetares investigative Kler Njuell. Ajo ishte hequr si një përfaqësuese e një kompanie menaxhimi futbollistësh, për të hetuar korrupsionin. Gjatë bisedës me gazetaren, Paljara dhe Prajs ishin mburrur për lidhjet e tyre në Belgjikë, Itali dhe Angli, duke pretenduar se ata kishin hapur llogari bankare në Zvicër për shumë trajnerë të Premier Ligës dhe kishin baltosur edhe emra të tjerë të njohur të trajningut në Angli, si Stiv MekLaren, Herri Redknap dhe trajnerin Neill Uornok.

Por gjatë përmendjes së këtyre emrave që nuk kanë lidhje për çështjen në fjalë dhe Sër Aleks Fergusonit, prokurori Brajan O’Nill kërkoi disa herë që këto dëshmi të ndërpriteshin, sepse personat në fjalë nuk ndodheshin në sallën e gjyqit dhe se i pandehuri thjesht donte që të hidhte baltë mbi figurën e tyre.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"