Menaxheri i zbulon të ardhmen Bufonit: Pas tërheqjes do të jetë trajner i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 23:10

Menaxheri i zbulon të ardhmen Bufonit: Pas tërheqjes do të jetë trajner i…

Silvano Martina, ish-portieri dhe tashmë menaxheri i Xhanluixhi Bufonit, në një intervistë për radion napolitane “Kiss Kiss”, tregon disa prapaskena në lidhje me “gardianët” më të mirë italianë.

bufon juventus

“Alek Meret i Napolit është një nga portierët te të cilët Bufon beson se do të jetë e ardhmja e kombëtares. Perin gjithashtu është një siguri, një portier shumë elastik që shpesh ka më të thjeshta të bëjë pritjet e pamundura. Gjithsesi, përpara të gjithë këtyre nuk duhet të harrojmë Xhixho Donarumën.

Në nivelin fizik është një kampion, pasi është realisht gjigant, duket sikur zë të gjithë portën dhe jo më kot jam i bindur se Meret dhe Donaruma do të jenë dyshja titullare e 10-15 viteve të ardhshme e Kombëtares së Italisë, – nënvizon Martina, i cili në lidhje me idenë se çfarë klienti i tij Xhixhi Bufon do të bëjë në të ardhmen pas futbollit, zbulon. – Për mendimin tim, Bufon, pas tërheqjes nga futbolli i luajtur duhet të nisë të stërvisë menjëherë.

Xhixhi është nga ata që kupton shumë nga futbolli, madje shumë më shumë sesa mund të mendojë dikush me mendje të ftohtë. Ka aq shumë vite në botën e futbollit, sa ka krijuar një eksperiencë jo vetëm për mënyrën se si stërvitet një ekip, por mbi të gjitha di në mënyrë ekselente që të menaxhojë një grup futbollistësh, të vërë në rresht dhomat e zhveshjes të çdo skuadre të mundshme në botë.

A do mund ta stërviste dot Juven? Po, për mua do ia dilte pa frikë dhe besoj se një ditë do ta stërvisë. Ajo që e bën Bufonin ndryshe nga portierët e tjerë është se ai lehtëson gjithçka. Kjo është një dhunti e natyrës”, tha menaxheri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"