Menaxheri i Kukësit: Presim edhe një qendërmbrojtës, ja e vërteta e kontratave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 21:25

Menaxheri i Kukësit: Presim edhe një qendërmbrojtës, ja e vërteta e kontratave

Kukësi prezantoi sot sulmuesin nga Azerbajxhani, Rauf Alijev, i cili së bashku me Bakajn dhe Gurin kanë “blinduar” sulmin e verilindorëve.

Halili

Në një konferencë për shtyp para mediave, menaxheri i kampionëve, Naim Halili lajmëroi se kampionët kanë arritur akordin edhe me një qendërmbrojtës i cili do të mbyllë edhe merkaton. Halili zbulon gjithashtu edhe objektivat e presidentit Gjici si dhe tregon për punën e kontratave të cilat kohët e fundit janë bërë çështje.

Merkatoja

“Besoj me kaq e kemi mbyllur repartin e sulmit, presim dhe nje përforcim tjetër në repartin difensiv. Nesër ose pasnesër do ta mbyllim marrëveshjen dhe me mbrojtësin. Ekipi do të jetë i kompletuar për në Ohër.”

Çështja Albi Alla

“Alla ka bërë një gabim. Duke ditur zemërgjerësinë e presidentit them se do të jetë pjesë e ekipit.”

Kontratat

“I vetmi ekip që punon me rregullat e UEFA-s, FIFA-s dhe në mënyrë perfektë nga ana juridike është klubi i Kukësit. Ne deri tani nuk kemi humbur asnjë çështje për arsye se kontratat janë shumë të sakta dhe të kontrolluara në mënyrë absolute. Lojtarët mundohen fillimisht, por pasi konsultohen me avokatë dhe persona të tjerë të fushës përkatëse, rikthehen te Kukësi.”

 Objektivat

“Përderisa jemi ekip kampion edhe shpenzimet do rriten. Presidenti kërkon të shpenzojë dhe të fitojë përsëri. Gara jonë është për të shkuar në grupet e Europa Ligës dhe Champions Ligës. Ky është objektivi i presidentit Gjici.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"