Menaxheri i Januzajt e pranon hapur: Roma e dëshiron atë, kemi dhe oferta të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 21:08

Menaxheri i Januzajt e pranon hapur: Roma e dëshiron atë, kemi dhe oferta të tjera

Menaxheri i futbollistit shqiptar Adnan Januzaj Dirk De  Vriz pranoi për “SiamoLaRoma24.it se Roma interesohet për shërbimet e futbollistit të Belgjikës dhe Real Sociedadit.

januzajjjjjjj

Pasi dështuan të merrnin Politanon e Interit, drejtuesit e Roms kanë pranuar si variant se nëse dështon shkëmbimi me Milanin për lojtarët Suso-Ynder, do të tentojnë të sjellin në Itali ish-talentin e dikurshëm të Mançester Junajtid. Megjithatë, menaxheri i Januzajt pohon se ka dhe klube të tjera që interesohen për shërbimet e futbollistit të vijës së sulmit.

“Po, Roma është njëri prej klubeve që interesohet për Januzajn gjatë merkatos së janarit. Verdhekuqtë janë një klub i madh, patjetër që ai do ta pëlqente idenë që t’i bashkohej Romës. Nuk mund të japë më tepër informacione, duhet ta kuptoni”, deklaroi për median roma menaxheri i Januzajt De Vriz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"