Menaxheri i Hysajt: Ja përse duhet të largohet nga Napoli. Roma? Nuk e kemi mendjen për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 0:04

Menaxheri i Hysajt: Ja përse duhet të largohet nga Napoli. Roma? Nuk e kemi mendjen për…

Menaxheri i i Elseid Hysajt Mario Xhufredi këmbënguli sërish se kapiteni i Shqipërisë duhet të largohet në fund të sezonit nga Napoli.

elseid-hysaj-napoli_tkrhlwt61lt41n5t4woclxo77

Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, agjenti italiani 26-vjeçarit theksoi se është pamundur që në një skuadër të luajnë dy futbollistë, në të njëjtin pozicion dhe në të njëjtin nivel duke iu referuar në këtë mënyrë Hysajt dhe shokut të skuadrës Xhovani Di Lorenco.

Ndërkohë, lidhur me zërat se Roma interesohet për të, Xhufredi  u shpreh se nuk është koha të flitet për të ardhmen dhe merkaton.

“Ashtu siç e kam thënë dhe më parë, Hysaj u përmirësua shumë me Gatuzon. Ai u kthye sërish në nivelin e lojtarit që ka qenë me Mauricio Sarrin. Gatuzi i dha shumë besim, por ai luan në të njëjtin pozicion me Di Lorencon. Nuk mund të kesh dy futbollistë të të njëjtit nivel  në të njëjtin pozicion.

Thashethemet se do të shkojë te Roma – Nuk e di. Nuk e kemi mendjen në vend për të menduar për të ardhmen”, përfundoi menaxheri i Elseid Hysajt Mario Xhufredi.

Gjatë këtij sezoni u përfol vazhdimisht se Napoli do t’i rinovonte kontratën mbrojtësit të djathtë shqiptar, por prej mëse 1 muaji, menaxheri i  Hysajt ka këmbëngulur se klienti i tij duhet të provojë një aventurë të re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"