Menaxheri i Elseid Hysajt humb bastin, i dhuron makinën futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2017 | 13:55

Menaxheri i Elseid Hysajt humb bastin, i dhuron makinën futbollistit

Agjenti i Elseid Hysajt dhe Ledian Memushajt, Mario Xhiufredi, ka humbur një bast jo pak të kushtueshëm me njërin prej futbollistëve që menaxhon, më saktësisht me Andrea Kontin e Atalantës.

xhiufredi memushaj

Mbrojtësi i djathtë që luan në të njëjtën skuadër me portierin shqiptar Etrit Berisha kishte vënë bast me Xhiufredin se nëse do të arrinte të shënonte 7 gola gjatë këtij sezoni, atëherë do të fitonte makinën e tij.

andrea konti

Me mendimin që një mbrojtës 23-vjeçar nuk mund t’ia dalë të shënojë aq gola, agjenti italian ndoshta nuk e kishte menduar kurrë se do t’i duhej të blinte një makinë tjetër. Por me golin që Konti i realizoi Juventusit në ndeshjen e djeshme, Xhiufredi e humbi bastin.

Megjithatë me shkëlqimin e Kontit gjatë këtij sezoni te Atalanta, teksa ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 30 ndeshje, menaxheri është shumë i lumtur pasi në verë do ta transferojë mbrojtësin e djathtë drejt një skuadre të madhe dhe rrjedhimisht do të fitojë një shumë të madhe parash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"