Memushi: Boll me padrejtësi, të luhet futboll!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2016 | 22:31

Memushi: Boll me padrejtësi, të luhet futboll!

Eqerem Memushi, trajneri i skuadrës së Bylisit, i rikthehet edhe një herë ndeshjes me Lushnjën, duke argumentuar një gabim të gjyqtarit.

Memushi

“Unë nuk dua të merrem me gjyqtarët, por është fat që ndeshjet transmetohen në TVSH. Dua të ndalem në dy gabime të rënda të kryesorit. Në pjesën e parë ka një gabim teknik. Janë pamjet dhe Spaho në momentin që bëhet gati të godasë topi, i ikën ‘sfera’ nga duart dhe më pas portieri e kap sërish me dorë. Këtu kemi gabim teknik. Duhej që të jepej faull me dy takime për ne. Por gjyqtari ndoshta i mungon eksperienca, por kjo është e pafalshme! Momenti tjetër, në golin tonë të anuluar.

Topin e ka rivënë apo e ka rikthyer në lojë Spaho dhe normalisht nuk ka më pozicion jashtë loje. Goli është i rregullt. Ja pra, janë dy raste që gjyqtari është bërë vendimtar dhe ka ndikuar drejtpërsëdrejti në rezultat. Për të vazhduar edhe me Byzhytin, i cili duhet të dilte dy herë me të kuq apo dhe në fund u bë gallatë. Në fushë ka luajtur doktori me lojtarët e Lushnjës.

Aty ka ardhur edhe irritimi ynë si staf, por gjyqtari apo vëzhguesit, në vend që të shohin situatën në kuadrat, e kanë mendjen si të na ndëshkojnë ne. Po na hedhin djersën në erë sepse ka ditë që ne punojmë 6-7 orë dhe nuk është aspak normale. Me Elbasanin ka qenë një gjykim katastrofë po ashtu edhe në Lushnjë na penalizoi. Boll me padrejtësi, le të luhet futboll dhe të fitojë ai që e meriton”, ka thënë Memushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"