Memushaj zbulon të ardhmen, mesfushori vlonjat: Kam edhe dy synime të fundit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 13:00

Memushaj zbulon të ardhmen, mesfushori vlonjat: Kam edhe dy synime të fundit…

Mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj është një nga lojtarët më deçiziv të Peskarës që luan në Serinë B. Lojtari vlonjat, në një intervistë të dhënë për “Il Centro”, ka folur për tëe ardhmen e tij dhe dy synimet në karrierën e tij.

MEMUSHAJ

“Në vitin 2022 dua të mbyll karrierën timë këtu, por së pari kam dy synime. Dua të rikthehem në Serinë A dhe të luajë në Kupën e Botës në Katar me përfaqësuesen shqiptare. Niveli është rrritur disi këtë sezon dhe besoj se mund të jemi në krye. Por, duhet të jemi si Interi i Kontes, me grintë dhe të mos ngopemi kurrë”, shprehet Memushaj.

Ndërsa kur mesfushorin shqiptar e pyesin për trajnerin aktual të Peskarës, Zauri, ai thotë se i kujton shumë Odon, ish-teknikun e skuadrës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"