Memushaj vendimtar për Peskarën, shqiptari kthehet në “mbretin” e asisteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 14:58

Memushaj vendimtar për Peskarën, shqiptari kthehet në “mbretin” e asisteve

Ledian Memushaj është padyshim lojtari mbi të cili bazohet loja e skuadrës së Peskarës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare gjithnjë e më shumë kthehet në një lider për ekipin e tij. Ndërsa së fundmi ai mund të cilësohet si “mbreti” i asisteve.

Memushaj

Memushaj në këtë sezon ka dhënë plot 7 asist për skuadrën e tij duke qëndruar kështu në krye të listës së lojtarëve të cilët kanë dhënë më shumë asist. Pas tij vijnë Insinje i Beneventos dhe Has i Palermos. Memushaj ka qenë disa herë vendimtar me asistet e tij në këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"