Memushaj shigjeton Xhakën: Nuk duhet të mendojmë për individët, por për grupin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2017 | 21:25

Memushaj shigjeton Xhakën: Nuk duhet të mendojmë për individët, por për grupin

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, në prononcimin e tij pas ndeshjes për “Supersport”, u shpreh i kënaqur nga loja e shfaqur nga kuqezinjtë nga Bosnjës, megjithatë tërhoqi vëmendjen duke thënë se gabimet e bëra në golat e pësuar nuk duhet të përsëriten në ndeshjet kualifikuese. Sa i përket çështjes “Xhaka”, ai tha se një kombëtare nuk varet nga individët, sado të rëndësishëm të jenë ata, por nga grupi.

memushaj

Për ndeshjen

“Normalisht që ishte një ndeshje që duhej fituar sepse kemi kohë pa fituar, por kemi luajtur shumë mirë taktikisht. Si në pjesën e parë, edhe në të dytën kemi luajtur në gjysmëfushën e tyre. Golat i pësuam për dy gabime tonat që s’duhet t’i bënim, por kjo është një ndeshje miqësore që nuk ka shumë rëndësi, ndërsa në ndeshjet kualifikuese duhe të jemi më të kujdesshëm.”

Për funksionin e kësaj miqësoreje

“Kjo ndeshje na shërbeu për të parë ata lojtarë që s’kanë luajtur shumë në ekipet e tyre dhe për të parë disa lojtarë të rinj. Gjithashtu kemi provuar një modul të ri taktik. Edhe pse nuk patëm shumë raste para portierit, kemi bërë një ndeshje dinjitoze.”

Për largimet e Xhakës dhe Abrashit

“Une jam mësuar me futbollin në çdo lloj situate. Kur mungon dikush gjërat nuk ecin mirë, kur nuk mungon kush çdo gjë shkon mirë. Si Xhaka edhe Abrashi janë lojtarë të rëndësishëm, por një kombëtare nuk varet vetëm nga dy lojtarë. Nuk duhet të mendojmë për individët por për grupin që formojmë të gjithë bashkë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"