Memushaj sfidon ish-trajnerin e tij: Më vjen keq për të, por do të gjejë… luftë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 14:20

Memushaj sfidon ish-trajnerin e tij: Më vjen keq për të, por do të gjejë… luftë

Peskara dhe Peruxha do të zhvillojnë mes tyre ndeshjen e fundjavës në Serinë B. Skuadrat janë në një situatë aspak pozitive dhe nevoja për pikë është maksimale në të dyja kampet. 

Memushaj

Për Ledian Memushajn, eksperienca në këtë kampionat ka treguar se nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, mirëpo, këtë herë mesfushori i Kombëtares do të ketë përballë ish-trajnerin e tij, Masimo Odon.

“Më vjen keq për trajnerin se po kalon një situatë të vështirë, sidomos në dy ndeshjet e fundit. Por e tillë është Seria B, shumë e vështirë. Kam respekt për çfarë kemi kaluar dhe për çfarë ka bërë ai te Peskara dhe skuadra që ai kishte në dispozicion, niste thuajse çdo ndeshje 1-0 me Lapadulën në sulm. Mirëpo, edhe për ne kjo ndeshje është vendimtare dhe pikët janë të rëndësishme. Ndaj, do të jetë luftë në këtë 90-minutësh”, tha Memushaj.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"