Memushaj sërish protagonist, “mbreti” i asistëve në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 21:55

Memushaj sërish protagonist, “mbreti” i asistëve në skuadër

Ka përfunduar ndeshja midis skuadrës së Specias dhe Peskarës me fitoren e këtyre të fundit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Pilon ka kaluar që në pjesën e parë në avantazh të dyfishtë ndërsa në të 37-ën Galabinov shkurton për Specian. Më pas në pjesën e dytë Monakelo shënon dhe të tretin për Peskarën dhe vulos rezultatin e takimit.

Ajo që vlen të përmendet në këtë ndeshje është paraqitja e Memushajt i cili vazhdon të shkëlqejë. Sot ka dhënë asist në golin e parë dhe ky ishte i katërti në 5 ndeshjet e fundit. Kjo e bën lojtarin një lider të vërtetë në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"