Memushaj në “udhëkryq”, presidenti i Peskarës “ndan mendjen”: Normale që e pëlqejnë, por nuk ikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 17:36

Memushaj në “udhëkryq”, presidenti i Peskarës “ndan mendjen”: Normale që e pëlqejnë, por nuk ikën

Presidenti i Peskarës Daniele Sebastiani bllokon largimin e mesfushorit të Shqipërisë Ledian Memushaj.

sebastiani-e1543596335861

Në një intervistë për gazetarin italian Luixhi Di Marzio, kreu i klubit italian thekson se nuk ka ndërmend të lërë njërin prej lojtarëve të tij më të çmuar të largohet në mes të sezonit.

Pas debateve me trajnerin Luçiano Zauri, i cili e përjashtoi nga takimi me Kievon, u shtuan zërat se Memushaj do të largohej nga Peskara. Ndërkohë, Kremoneze ka shprehur interes për 33-vjeçarin, por për Sebastianin, kjo gjë nuk i bën përshtypje duke ditur vlerat që ka Memushaj.

MEMUSHAJ-2-777x437

“Kremoneze po ndjek Memushajn: Kur një lojtar është i fortë, është normale që ekipet e tjera ta pëlqejnë. Lediani është njëri prej futbollistëve tanë nëse nuk pranon të largohet. Por, këtë opsion e shumë të vështirë. Ai nuk do të largohet nga këtu”, përfundon intervistën e tij presidenti i Peskarës Daniele Sebastiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"