Memushaj në udhëkryq, dëshiron të kthehet te ish-ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 11:49

Memushaj në udhëkryq, dëshiron të kthehet te ish-ekipi

E ardhmja e Memushajt është një ekuacion me shumë të panjohura. Vlonjati dëshiron të kthehet te ish-ekipi i tij, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, Peskara. Megjithatë ai është “peng” i një kontrate që e mban edhe 2 vjet të lidhur me ekipin që ra nga Seria A këtë vit, Beneventos. Kjo e fundit kërkon një shifër të lartë për mesfushorin.

memushaj

Peskara shikon te lojtari i kombëtares sonë lojtari ideal për ti udhëhequr sezonin e ardhshëm në pretendimin e tyre për në Seria A. Memushaj nuk u thirr nga Panuçi në 2 miqësoret e fundit. Ai në fakt vinte nga probleme fizike, por nuk dihet në qoftë se italiani do ta ketë në planin e tij për të ardhmen në kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"