Memushaj: Ka kohë për djemtë e rinj, Panuçi nuk duhet të shikojë moshën por gjëndjen e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 13:53

Memushaj: Ka kohë për djemtë e rinj, Panuçi nuk duhet të shikojë moshën por gjëndjen e lojtarëve

Ledjan Memushaj, u rikthye në Kombëtares, pas një mungesa të gjatë, që pas ndeshjes me Turqinë, ku u ndëshkua me karton të kuq. Mesfushori vlonjat ishte sot në konferencën për shtyp ku foli për takimin e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit. 31-vjeçari e cilësoi këtë përballje si shumë të fortë. Memushaj nuk ishte plotësisht dakord me Panuçin për aktivizimin e shumë lojtarëve të rinj në përballjet e kaluara dhe ishte i mendimit se në ekipin kombëtar nuk ka rëndësi mosha por forma.

qdqwdq8

Rikthimi te Peskara… 

Dëshira ime ishte të kthehesha atje. Nuk kam dëgjuar oferta të tjera. Nuk u mendova dy herë, sa më erdhi oferta. Në fillim luaja te Benevento, nga janari pata ca probleme fizike që nuk kam luajtur shumë

Çfarë duhet të bëjmë për të përsëritur ndeshjen në Izrael?

Jam shumë i kënaqur që u riktheva. Do të jetë ndeshje më e vështirë se në Izrael. Ne do duhet të luajmë më shumë në sulm, ata duhet të mbrohen. Ka shumë çuna të rinj që janë të fortë. S’jemi ata që ishim. Duhet të shikojmë.

Rinovimi i brezave në miqësore…

Nuk duhet parë mosha. Duhet të shikojmë kualitetin dhe formën. Ka kohë për djemtë e rinjë. Gjëja më e rëndësishme është të shikojmë momentin.

Sa të ka munguar Kombëtarja?

Më ka munguar shumë. Nuk erdha për kartonin. U dëmtova, bëra operacionin te kavilja. Pastaj nuk erdha. Ishalla të premten bëjmë ndeshjen e mirë. Nuk i duhet vetëm Ledjani Shqipërisë, i duhen të gjithë. Nuk kemi folur me Panucçn, dje erdhëm, nuk jemi stërvitur akoma. Nuk besoj te një lojtar. Në radhë të parë është grupi që ka bërë diferencën. Nuk kemi Mesin dhe Ronaldon, ky ekip varet nga grupi. Më vjen keq që nuk është Roshi dhe Sadiku, janë shumë të rëndësishëm.

Kemi stol për të zëvendësuar Sadikun?

Nuk jam trajner që të them a janë të rëndësishëm, por them në aspektin njerëzor.

Peskara mund të ngjitet?

Nuk e di mendoj për Izraelin.

Do të provoni po fituam ndonjë goditje dënimi në afërsi të 20 metrave?

Të shikojmë në qoftë se do të luajmë, pastaj të shohim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"