Memushaj: Ja si na motivoi De Biazi para ndeshjes me Rumaninë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 28, 2016 | 10:43

Memushaj: Ja si na motivoi De Biazi para ndeshjes me Rumaninë

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Ledian Memushaj, ka dhënë një intervistë për gazetën “Il Centro” ku ka folur për eksperiencën e tij në Europian si dhe planet e të ardhmes te Peskara që është ngjitur në Serinë A. Njëkohësisht, ai u ka këshilluar drejtuesve të klubit tre futbollistë shqiptarë të cilët sipas tij mund të paraqiten shumë mirë te kjo skuadër. Mes të tjerave, Memushaj tregon edhe se si trajneri De Biazi ka përdorur një video të veçantë për të motivuar ekipin para sfidës vendimtare kundër Rumanisë.

memushaj

Memushaj, Shqipëria juaj për pak sa nuk arriti kualifikimin mes 16 më të mirëve, A ka ndopak zhgënjim?

Po, pak, por për ne ishte pjesëmarrja e parë në një turne të rëndësishëm. Ishte diçka shumë e bukur për futbollin dhe për të gjithë kombin tonë.

Jeni etiketuar edhe si “skuadra më simpatike”…

Ne dëshironim që të ecnim përpara, por u larguam nga Europiani me kokën lart.

Çfarë gabuat?

Në ndeshjen e parë për shembull, Zvicra na vuri në vështirësi në 20 minutat e para. Sigurisht, ata ishin të aftë, por edhe ne u pushtuam pak nga emocionet. Me Francën u paraqitëm shumë mirë dhe sipas meje ishim pa fat dhe u ndëshkuam në mënyrë të pamerituar me një gol të pësuar në minutën e 90.

Disa kanë përmendur marrëveshjen mes Hungarisë dhe Portugalisë. Një barazim shumë i rëndë për shanset tuaja të kualifikimit, apo jo?

Unë nuk besoj te marrëveshjet mes Hungarisë dhe Portugalisë. Sigurisht, ekzistonte frika për një gjë të tillë, por nuk dua të mendoj për gjëra të tilla. Ndoshta disavantazhi ynë i vogël ishte vetëm se luajtëm para skuadrave të tjera, të cilat e dinin rezultatin tonë. Ne nuk mund të bënim llogari, ndërsa skuadrat e tjera po.

15 qershor, Marsejë, çfarë ju shkon ndër mend?

Ndeshja me Francën. Debutimi im ishte shumë i bukur, emocionues dhe do të jetë një kujtim i paharrueshëm për mua. Të luash në një stadium të stërmbushur që bënte tifo për Francën, por me më shumë se 30 mijë shqiptarë në tribuna ishte e mrekullueshme.

Kujtimi më i bukur i Europianit?

Gjëja që do të kujtoj gjithmonë është pragndeshja e sfidës me Rumaninë, kur De Biazi na ka treguar në dhomat e zhveshjeve një video të tifozëve shqiptarë që na falënderonin për atë që kishim bërë në Europian.

France v Albania - Group A: UEFA Euro 2016

Për ju ishte gjithsesi një fitore të mbërrinit në Europian, a nuk e mendoni kështu?

E vërtetë, kjo ishte fitorja e një skuadre futbolli. Por besoj se ka fituar e gjithë Shqipëria.

Ndërsa futbolli shqiptar po prodhon disa elementë interesant…

Ne kemi lojtarë të mirë. Lëvizja jonë futbollistike është në proces zgjerimi dhe mendoj se arritja në Europian e vërteton.

A mund të na jepni ndonjë emër?

Ka disa elementë të vlefshëm, të cilët luajnë në kampionate kryesore evropiane. Unë them Ajeti, Sadiku dhe Berisha, tre lojtarë të fortë, shumë të fortë.

Le të flasim për Arlind Ajetin. Peskara e kërkon, e dini? A keni folur me të si shok skuadre?

Arlindi është një mbrojtës i madh, kur mësova se Peskara po e ndiqte, fola me të. I tregova për ngjitjen në Serinë A, për klubin, për qytetin. Mua do të më pëlqente ta kishim në ekip por janë çështje që nuk më përkasin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Memushaj-pescara-653x420

Ju jeni një nga mesfushorët e monitoruar nga klube të ndryshme. Bolonja për shembull ka bërë disa sondazhe rreth jush. Çfarë mund të na thoni?

E ardhmja ime quhet Peskara, ndjehem shumë mirë, qyteti është fantastik, ashtu si tifozët. Unë nuk flas për merkaton pasi dua të rri me këtë skuadër. Nuk di asgjë për gjëra të tjera.

Përkthyer dhe përshtatur nga Panorama Sport Online





www.minuta90.com