“Memelli mos ta harrojë epokën ku nisi si trajner”, Grent Halili: Ja çfarë pritet të bëjë Tirana në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 16:36

“Memelli mos ta harrojë epokën ku nisi si trajner”, Grent Halili: Ja çfarë pritet të bëjë Tirana në merkato

Tirana do të luajë me Skënderbeun në një sfidë ku pritet spektakël ashtu si në fazën e parë. Gjatë një prononcimi për SuperSport prag ndeshjes, Grent Halili komentoi gjendjen e bardhebluve për sfidën, përballjen me Memellin si ish-trajnerin e tij te Akademia e Tiranës.

grent halili

Përballja me Memellin: ‘’Profesorin e komplimetoj për ecurinë që ka pasur. Ka të njëjtin karakter, ka ecur mirë me Skënderbeun. Dua t’i them që mos ta harrojë ku e filloj epokën si trajner, te akademia e Tiranës.

Ajo humbje me Kukësin ishte humbje që nuk e prisnim, mendonim ta fitonim. Por futbolli i ka këto gjëra, ka pasur reagim pozitiv, për arsye se de kur kam qenë futbollist vuanim kur humbnim. Vlerësoj karakterin e tyre ku rrezohen dhe ngrihen 10 herë më të fortë në fushë.

Emocionet janë më të shumta, se prisja të ishte e tillë. Kur isha sportist e kisha më të lehtë, e kam marrë me sportivitet dhe mendoj të më shkojë mbarë.  Klubi nuk ka dalë me komunikatë zyrtare për pozicionin tim, thjesht jam një person tjetër që i shtohet stafit.

Surprizat në merkato: Deri në momentin që lashë futbollin nuk jam angazhuar me merkaton, port ani po përpiqem të ndihmoj klubin dhe të jap sugjerimet e mia për më të mirën. Mendojmë mos të bëjmë asnjë ndërhzyrje, nëse në vazhdimësi duhet, sigurisht që do të bëhet.

Ngo: Them që momenti me Covid-in mund ta ketë zmbrapsur nga performanca, por të gjithë e njohim së sportist dhe person luftarak, besoj se e ka kaluar si ngërç, duke filluar që sot pasi dhe në bisedën që kam bërë ndjehet i ngrohtë’’, u shpreh Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"