Memelli me tre mungesa, Josa me ekipin fitues ndaj ish-skuadrës. Ja formacionet e mundshme në Skënderbeu-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 10:20

Memelli me tre mungesa, Josa me ekipin fitues ndaj ish-skuadrës. Ja formacionet e mundshme në Skënderbeu-Laçi

Skënderbeu do të vuajë tri mungesa të sigurta në ndeshjen e sotme kundër Laçit. Bardhekuqtë do të përballen të cunguar në këtë takim mjaft delikat, aq sa Memelli do të duhet të ndryshojë disa elementë të lojës që kemi parë deri më tani.

Skenderbeu-Laci

Korçarët nuk do të mund të kenë të gatshëm për këtë takim Vitijan, Berishën dhe Vrapin, lojtarë të cilët vuajnë dëmtime fizike. Pa dyshim që Vitija dhe Berisha janë dy pika kyçe të Skënderbeut, që për fat të mirë ka mundur të rikuperojë një tjetër element të rëndësishëm të prapavijës, siç është Leard Sadriu.

Mbrojtësi kosovar në pronësi të Shkëndijës së Tetovës ka kaluar problemet fizike dhe do ta nisë si titullar këtë takim.

Laçi luan sot në 16:45 ndeshjen e javës së 16- të të Kategorisë Superiore e njëkohësisht të parën për këtë vit kalendarik. Kurbinasit kanë mbyllur përgatitjet e kësaj ndeshjeje.

Skuadrat në këtë betejë vijnë me pretendime të ndryshme, por Skënderbeu ka treguar vazhdimisht se di të bëjë dëme ndaj ekipeve pretendente.

Me ardhjen e Mirel Josës në krye të stolit, Laçi nisi një rrugë të suksesshme duke e mbyllur vitin 2021 me pesë fitore rresht dhe duke u renditur menjëherë pas Kukësit dhe Tiranës kryesuese. Kurbinasit e kanë kryer në Kamzë dhe në Pezë fazën përgatitore.

Djemtë e Josës testuan veten edhe në një miqësore ndaj Vorës, të cilën e fituan me shifrat 3-0, me Harmon, që shënoi të tre golat dhe sinjalizoi qartë trajnerin se duhet ta llogarisë edhe kontributin e tij.

Adeleke Akiniemi është i vetmi afrim i lajmëruar nga klubi bardhezi. Ademi, Bytyqi, Prengaj dhe Arbër Deliu janë larguar nga kurbinasit, me dy të fundit, që janë huazuar.

Ditën e djeshme Laçi është stacionuar në Pogradec, teksa mëngjesin e sotëm destinacion final është Korça.

ske

la

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"