Memelli kërkon surprizën në debutim me Skënderbeun: Tirana s’më tremb, dua fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 8:35

Memelli kërkon surprizën në debutim me Skënderbeun: Tirana s’më tremb, dua fitore

Tirana në transfertë do të jetë testi i parë i provës për Migen Memellin në krye të ekipit të Skënderbeut. Bëhet fjalë për një ndeshje tejet të vështirë dhe delikate për korçarët, që duhet të marrim pikë për t’i shpëtuar fundit të renditjes.D357CC5C-9DF2-41AD-A6A2-FC731484419F

Në kushte të tilla trajneri Migen Memelli, kërkon të mobilizojë të tijtë për ndeshjen e së shtunës. Për kryepankinën e Skënderbeut, çdo kundërshtar meriton respekt dhe çdo ndeshje për të duhet të konsiderohet si një finale. Përfshi edhe kjo ndaj Tiranës, kundërshtar, të cilin Memelli e ka njohje të vjetër si klub. Për këtë arsye Memelli kërkon nga të tijtë përqendrimin maksimal dhe shpirt sakrifice për të arritur rezultatet e pritshme në kampin bardhekuq.

DEKLARATA

Para takimit me bardheblutë, trajneri i Skënderbeut lë pas gjithçka duke menduar vetëm për ndeshjen. “Jemi në një pikë të kampionatit ku çdo skuadër meriton respektin maksimal nëse kërkon që të marrësh më të mirën e mundshme karshi
tyre. Kjo vlen edhe për Tiranën, pasi është kampionia në fuqi pavarësisht vështirësive të këtij sezoni.

Tirana është një klub i njohur për mua, pasi unë kam qenë më herët lojtar atje dhe kam punuar edhe në trajning tek ai klub. Pa diskutim që këto i
mbeten të shkuarës, pasi unë mbroj ngjyrat e Skënderbeut tani dhe do të bëj maksimumin për këtë klub. Për këtë i kam kërkuar djemve që për 90 minuta të japin më të mirën dhe të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo ndeshje. Pjesa tjetër jashtë futbollit është diçka që miqësisht na përket të gjithëve. Për mua Tirana tani është si kundërshtar”, theksoi fillimisht Memelli.

B5DEDCD3-1791-4721-BA3E-E59C3080A5F2

PARALELIZMI 

Më pas kryepankina korçare bëri një paralelizëm mes Shehit te Tirana dhe Memellit
tek Skënderbeut. “Po është disi përballje e veçantë, pasi të dy e njohim ambientin e klubeve që këtë javë do t‘i kemi kundërshtarë. Gesi e njeh mirë ambientin e Skënderbeut dhe unë e njoh mirë Tiranën si klub. Kështu që të dyja anët e medaljes janë të barabarta. Unë e thashë edhe në prezantimin zyrtar, nuk kemi pse t’i druhemi asnjë ekipi. Në fund të fundit jemi Skënderbeu dhe duhet të bëjmë më të mirën.

Nuk duhet të kemi frikë, por vetëm respekt për gjithkënd. Do të hyjmë në fushë të përqendruar dhe të mendojmë vetëm të japim më të mirën kjo është ajo që i kam kërkuar lojtarëve. Grupin e kam parë këto ditë dhe normalisht që kam krijuar edhe idetë e mia. Janë djem të rinj të talentuar që me punë mund të ecin përpara”, theksoi Memelli.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"