Memelli: Humbëm dy pikë! Buxheti jonë si klub, sa sulmi i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 19:01

Memelli: Humbëm dy pikë! Buxheti jonë si klub, sa sulmi i Tiranës

Skënderbeu arriti të ndalë Tiranën kryesuese në një sfidë ku koçarët edhe mund ta fitonin. Pas ndeshjes, në prononcimin për SuperSport, Memelli u shpreh se skuadra e tij humbi dy pikë pasi buxheti i Skënderbeut është sa sulmi i Tiranës.

bandicam 2021-11-27 18-54-05-184

”Realiteti është që u përballëm si të vërtet me Tiranën, ndërsa gënjeshtër është klasifikimi, ku ne jemi poshtë dhe ata janë sipër. Kishim përballë skuadër shumë të mirë, kishim dy raste me Berishën, me Mensah, duhej të ishim më konkret, ne humbëm dy pikë sot.

Berisha si zëvendësues: Berisha kishte infeksion në bajame, ishte me temperaturë dhe prandaj nuk e hodhëm që në fillim pasi nuk e bëri procesin e stërvitjes dje dhe pardje, pasi nëse nuk stërvitesh nuk jep gjithçka në fushë. E ruajtëm si rezervë.

Çështja kryesore është të bindim lojtarët që diferencat në këtë kampionat, janë të pakta. Nëse bëjmë performanca si kjo sot, ndaj Kukësit e Durrësit, nuk mendoj se ka diferenca. Më tepër besim nga lojtarët, më duhet t’i komplimentoj dhe u thashë që meritonim të fitonim, gjithsesi kishim një skuadër të fortë dhe rezultati dha në fushë.

Ne kemi skuadër në moshë të re, dhe besimi është ajo çka duhet të japim si staf. Kemi cilësi në skuadër, në krahasim me Tiranën, vetëm sulmi i Tiranës është sa i gjithë buxheti jonë. Duhen gjërat në grup, pasi nuk duhet të varim në individë, pavarësisht se është i rëndësishëm në sulm, apo mbrojtje, rezultati është i pranueshëm sot.

Festa me tifozët: Të rinjtë janë dhe s’mund t’i ndalojmë dot, na suportojnë shumë gjatë ndeshjes, bërtasin. Ka të tilla ndjenja, dhe pse e shikoj në sytë e tyre që s’ka pesimizëm, nuk janë të ndrojtur fakti që ndalëm Tiranën. I ndëshkoj unë, përtej nervozizmit, me kulturë në fushë dhe kështu do të vazhdojmë deri në fund. Duhet të jemi gjuetarë të rasteve, për disa dyshime që kemi pasur në fushë.

Largimi i lojtarëve: Më tepër më shqetëson dëmtimi i Vrapit, se sa largimi i dy lojtarëve të tjerë, sepse janë dhe 8 ndeshje, dhe ne kemi lojtarë të rinj, për të pritur janarit dhe do të hyjmë në merkato të sjellim lojtarë cilësorë”, u shpreh Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"