Memelli e merr me humor: Ankohu javë për javë, ngela vetëm unë budallai. Do bëj si 9 kolegët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 19:25

Memelli e merr me humor: Ankohu javë për javë, ngela vetëm unë budallai. Do bëj si 9 kolegët

Në përfundim të sfidës me Egnatian, për mikrofonat e “Super Sport” ka folur dhe trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli.

Migen Memelli

“Nuk e nisëm ndeshjen mirë se Egnatia ndërroi sistem nga ai i Maganit. Ishte rreshtuar me një sistem tjetër, patëm vështirësi në ndërtim loje se kishin bllokuar mesfushën. E filluam pjesën e dytë me presing të lartë, duke i mbajtur larg, gjetëm golin dhe u zhbllokuan edhe lojtarët e ai moment. Të mos harrojmë që në momente të tilla kur duhet rezultati.”

“Ka edhe një anë psikologjike ku jo duhet të fitosh se s’bën, por edhe të kesh qetësi që të kontrollosh pjesën më të madhe të lojës. Erdhi edhe goli i jashtëzakonshëm i Berishës, jam i kënaqur nga çunat dhe dua t’i komplimentoj për këto ndeshje. Përtej kalvarit të fillimit, sot bënë një ndeshje edhe më të mirë, rezultatet janë në rritje, jam i bindur që deri në ndeshjen e fundit me datë 22 rrezik të kalojmë edhe një skuadër tjetër në klasifikim.”

“Dua të citoj kolegët e mi Daja dhe Longo që thonë që kem lojtarë të rinj. Kur ata thonë kemi skuadër të re, çfarë të bëj unë që kam 16 lojtarë 21 vjeçar. Ajo që më ngroh është guximi i tyre, dëshira për të punuar çdo ditë në stërvitje për të bërë gjërat më mirë e pozitivitet, e kemi bërë më mirë në ndeshjet e fundit, më para jo se nuk e kemi bërë por edhe fati nuk ka qenë në anën tonë. “

“Egnatia goditi edhe traversën dhe që nga ai moment filluam të kishim kontrollin e lojës në dorë, Meksi e Zguro nuk u ngritën në lartësinë e ndeshjes që duhej të ngriheshin, kanë qene të izoluar se skuadrat i lexojnë mirë, pro pjesën e dytë i bënë të jashtëzakonshme, Sulmuesit tanë i kemi të jashtëzakonshëm, krijojnë volum të madh loje, Detyra jonë është t i nxjerrim para porte, nuk jam i sigurt se kush e shënoi golin, Mensah apo Vitija, por mendoj se sulmuesit bënë mirë. “

Janë edhe tre ndeshje të tjera për të luajtur, kam shpresë që deri me datën 22 do të kalojmë dhe një skuadër tjetër e nuk do të kthehemi.

Çfarë menduat ku gjyqtari u konsultua me VAR-in për golin?

“Do të kopjoj ata kolegët e tjerë të Superiores,. Vetëm unë budallai, ankohu javë për javë, të rri dhe unë njëherë”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"