Mema: Teuta dhe Martini, si ‘makinë e mirë, shofer i mirë’. Vllaznia është në ‘play-out’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 23:39

Mema: Teuta dhe Martini, si ‘makinë e mirë, shofer i mirë’. Vllaznia është në ‘play-out’

Ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema vlerësoi rezultatet e Teutës dhe punën e trajnerit Edi Martini.
mema
Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, Mema vlerësoi maksimalisht mesfushorin e Teutës Sherif Kallaku për kontributin te skuadra durrsake. Për sa i përket Vllaznisë, Mema shtoi se shkodranët duhet të mendojnë për mbijetesën.

“Teuta ka bërë goxha ndeshje të mira. I jap rëndësi lojës. Loja ta sjell rezultatin. Me Kallakun me Vilën, Aleksin kanë mesfushë të mirë. Kanë ekuibilër në sulm dhe mbrojtje. Rezultatet ndikojnë mirë nga ana psikologjike. Trajneri ka bërë punë të mirë. Thonë ‘shofer i mirë, makinë e mirë’. Teuta ka lojtarë të mirë dhe ndonjë individ që dallon. E kam stërvitur 2 vjet Kallakun te moshat. Është njeriu kyç te Teuta.

Më vjen keq për Vllazninë. Më erdhi keq për trajnerin. E mori atë ekip me 100 halle. Shikoj një Vllazni që duhet t’i mëshojë më shumë ‘play-out’. Duhet të ruajnë gjendjen fizike të futbollistëve. Për mua janë në ‘play-out’”, deklaroi ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"