Mema: Suksesi i U-17 nuk e justifikon rënien e Tiranës, ende nuk më janë tharë lotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2017 | 18:50

Mema: Suksesi i U-17 nuk e justifikon rënien e Tiranës, ende nuk më janë tharë lotët

Sulejman Mema nuk i fshehu emocionet e ndeshjes së djeshme, ku Tirana U17 që ai drejton fitoi titullin kampion duke mposhtur me 11 metërsha ekipin e Akademisë së Futbollit, që drejtohet nga Alban Bushi.

Edhe pse eksperienca e tij e gjatë e bën trajnerin bardheblu që t’i përjetojë ndryshe finale të tilla, Mema tregon: “Ishte një fitore që na gëzon së tepërmi, pasi është shpërblimi i punës së një sezoni, por që sinqerisht unë nuk e kam ndier gëzueshëm.Sulejman mema Tirana

Ende nuk më janë tharë lotët për Tiranën e të rriturve, të cilët kanë zbritur në Kategorinë e Parë. Kjo, madje u vërejt edhe te gjendja psikologjike e lojtarëve, të cilët nuk mundën të dilnin në lojën e tyre të zakonshme. Gjithsesi, kjo fitore mund të shërbejë si një ngushëllim për atë çka ndodhi në Shkodër, por nuk e justifikon realisht.Tirana

Jemi munduar që të zhvillojmë një kampionat të bukur dhe mendoj se e meritonim titullin. I falënderoj të gjithë djemtë për arritjen e këtij suksesi, pavarë- sisht se u vendos nga fati i penalltive. Ata, gjatë gjithë kampionatit, kanë zhvilluar ndeshje të bukura dhe rezultative”, deklaroi Mema pas ndeshjes për gazetën.sulejman mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"