Mema: Skeptik për Tiranën se pashë disi rrëmujë, tifozët nuk e pranojnë kurrë këtë lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 23:16

Mema: Skeptik për Tiranën se pashë disi rrëmujë, tifozët nuk e pranojnë kurrë këtë lojë

Ardian Mema, një nga figurat e njohura të familjes bardheblu të Tiranës, si lojtar e trajner, mendon se ekipi aktualisht nuk bind. Në “Sport News Plus”, Mema shpjegoi se loja e Tiranës ndaj Skënderbeut kishte lënë për të dëshiruar dhe ndeshjen me korçarët ia zgjidhi episodi i kartonit të kuq.

ardi mema

“M’u duk ndeshje e barabartë deri te momenti që mori të kuq Skënderbeu. Aty ishte momenti që Tirana mbizotëroi ndeshjen. Por Tirana si rrallëherë po luante me topa të gjatë, se Tirana e ka në ADN të luajë me portierin, me lojën nga mbrapa. Si fitoi Tirana, një ndeshje mund ta fitosh lehtshëm, me fat e çdo gjë, por mënyra se si qarkulloi topin, Skënderbeu e detyroi Tiranën të luante me top të gjatë. Pasi mori të kuq, foli çdo gjë për Tiranën.

Do ta shoh në vazhdim, jam pak skeptik te Tirana, se në fund u largua edhe Çelhaka, nuk e di si do të jetë mesfusha, si qarkullon topi, si konfigurohet ekipi, e pashë disi rrëmujë. Nuk më pëlqeu se si luajti, flasin golat por unë jam skeptik sa i përket Tiranës me ndryshimet që ka patur.

Largimi i Kale, Torasa apo Vrapit, mund të japin këtë impakt negativ te ekipi. Tirana duhet të luajë futboll, tifozi i Tiranës nuk e pranon kurrë këtë lloj loje. Duke rritur pretendimet rrit edhe cilësinë”, tha Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"