Mema: Më bëhet qejfi për Tiranën se pashë trajnerin në lëkundje, gjëra që nuk duhet të ndodhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 22:40

Mema: Më bëhet qejfi për Tiranën se pashë trajnerin në lëkundje, gjëra që nuk duhet të ndodhin

Ardian Mema mendon se Tirana sot ka treguar stofin që ka duke mundur Teutën. I ftuar si zakonisht në “Sport News Plus “ në “News 24”, Mëma shpjegoi se bardheblutë kishin bërë gjithçka mirë pavarësisht emergjencës.

mema

“Dinamikat e ndeshjeve ndryshojnë nga njëra te tjetra. Varet si e interpreton një ndeshje e tjetrën. Ndoshta kanë hyrë me psikologjinë e fituesit se janë kampionë dhe kanë fituar disa ndeshje me Tiranën.

Por te Tirana mendoj se zgjedhjet kanë qenë perfekte se kanë pasur modifikime sot se Totre u fut sulmues krahu e Xhixha luante në qendër e pastaj doli nga krahët. Kishte problematikë në organikë si vendosje, e kërkoi si lojë sulmi. Isha skeptik se si do të luajë Tirana, se kishte shumë mungesa si Ismajlgeci, Ngo e Seferi që janë të rëndësishëm. Ishim skeptikë por që në fillim pashë Tiranën kërkuese që kërkonte të fitonte ndeshjen.

Teutën unë ndoshta e kam dilemë me veten se nëse Teuta do të jetë në disavantazh, do të ketë probleme sidomos te ndërtimi i lojës, i bazohet individëve që mund ta zgjidhin se ka të tillë. Por ndodh në futboll shpeshherë që kur të shkojnë gjërat keq, konfigurimi është i rëndësishme se si ti luan e ke përgatitur ndeshjen. Tirana e meritoi, sot bëri katër gola se shënoi edhe autogol. Xhixha është një nga blerjet më të suksesshme të Tiranës.

Tani thjesht duhet të konsolidojë lojën e vet, të harmonizojë grupin dhe më bëhet qejfi që Tirana ka fituar dy ndeshje se e kam parë problemin e trajnerit në lëkundje. Se te Tirana bëhen këto gjërat që nuk duhet të ndodhin se trajnerit e ekipit duhet t’i japësh kohë. Tani të paktën trajneri i tregoi që më jepni kohë e ju jap edhe rezultate. Ka bërë edhe rezultate”, tha Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"