Mema këshillë Egbosë: Jo gjithmonë fitohet me fat, Tirana duhet të lodhet më shumë për të fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 22:32

Mema këshillë Egbosë: Jo gjithmonë fitohet me fat, Tirana duhet të lodhet më shumë për të fituar

Ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema analizoi se ish-skuadra bardheblu fitoi ndaj Laçit pas pozicionimit të Agustin Torasës mes mesfushës dhe mbrojtjes, duke arritur t’u shmangej futbollistëve laccianë.

ardian-memaa

Në studion e “Sport News Plus” të “News 24”, Mema këshilloi teknikun e Tiranës Egbo të detyrojë ekipin të luftojë më tepër në fushë, pasi jo gjithmonë fitohet me fat.

“Një ndeshje duhet ta lexosh stastikisht, rastet për të shënuar, përbëjnë diferencën me kundërshtarin. Tirana nuk e kishte këtë. Nga minuta 20-ë e pjesës së parë Tirana mori kontrollin e ndeshjes. Lacci u la territorir. Në ¾ e fushës e ka kontrolluar ndeshjen si dëshironte vetë. Torasa luante në dy linja. Ai u ikte nga sytë kundërshtarëve. Në këto kushte, Tirana shfrytëzoi momentin dhe lëshimin e territorit nga Lacci.

Manovra e trajnerit të Laccit mendoi që mund të funksiononte. Me ata u kam thënë lojtarëve, kur një ekip të lëshon territorin ke më shumë mundësi për të shënuar. Mund të kesh raste më tepër. Tirana shfrytëzoi momentin e duhur.

E kam sugjerim për Egbonë. Jo gjithmonë fiton me fatin. Vjen dhe fati i keq. Uroj që  fati i keq të vijë sa më vonë. Duhet të djersisin më shumë dhe të këmbëngulësh”, deklaroi Mema.

Egbo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"