Mema ideon titullarët për finalen, prova për penalltitë para… Halilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2019 | 10:27

Mema ideon titullarët për finalen, prova për penalltitë para… Halilit

Ardian Mema u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për finalen e Kupës së Shqipërisë. Në stërvitjen e djeshme kanë munguar Dorian Kërçiku dhe Jurgen Goxha, të cilët do të jenë sot të gatshëm për sfidën me Kukësin.

mema tirana

Mema është marrë me formacionin, ndërsa pritet rikthimi i Turtullit në formacionin e parë. Me grupin është stërvitur edhe Grent Halili. Në pjesën e fundit të stërvitjes, Ardian Mema nën sytë e presidentit Refik Halili ka vënë skuadrën që të provojë 11-metërshat. Më të saktët janë treguar Hoxhallari, Doka, Atinga, Turtulli, Imami e ndonjë tjetër.

Hasani e Ngo kanë shpërdoruar ndonjë top para Abibit, ndërsa edhe Lika ka provuar shënjestrën. Tiranës në sfidën me Kukësin i mungojnë zyrtarisht Erando Karabeci e Asion Daja, të cilët e kanë mbyllur sezonin 2018-2019. Tirana luan sot për trofeun e 53-të në historinë e saj 99-vjeçare.

sfa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"