Mema: E njoh mirë Flamurtarin, por në ndeshjen e parë doja Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 14:33

Mema: E njoh mirë Flamurtarin, por në ndeshjen e parë doja Partizanin

Dita e nesërme do të na sjellë një ndeshje mjaft interesante midis Tiranës dhe Flamurtarit në fushën e këtyre të fundit. Ky do të jetë test i parë i Memës dhe duket se ai e njeh mjaft mirë këtë kundërshtar pasi deri para pak ditësh ishte pjesë e tyre. Ndoshta ky është një avantazh i vogël i Memës në këtë sfidë. Ndërsa në konferencën për shtyp para ndeshjes, Mema u shpreh:

Ardian-Mema-750x430

 

Kundërshtari – “Fakti që kam qenë atje përbën një avantazh për mua, pasi e njoh Flamurtarin. Megjithatë çdo kundërshtar duhet vlerësuar në mënyrë maksimale, sepse në rast se nuk ndodh kjo do të kemi po të njëjtat problem që ka pasur Tirana.”

Mungesat në sulm – “Kjo nuk është një gjë e mirë. Që në momentin që unë erdha grupi nuk ishte i plotë, dhe na janë dëmtuar 3 lojtarë të tjerë. Jemi munduar që të modifikojmë diçka në mënyrë që t’ja dalim mirë në këtë ndeshje.”

Gjendja e skuadrës – “Kemi pasur problem me dëmtimet. Ekipi nuk kishte filozofinë time të punës, por gjërat tashmë e kanë marrë drejtimi. Por është për t’u parë se si do të sillen lojtarët në fushë.”

Kundërshtari i preferuar  – “Do të doja të debutoja kundër Partizanit, sepse në këtë klub karakteri ka qenë pjesa kryesore. Dhe këtë jam munduar që ta shtoj akoma edhe më shumë në skuadër. Ndeshjet me Flamurtarin, Kamzën dhe Partizanin i konsiderojmë si ndeshje jave dhe do të jetë e rëndësishme si do i përgatisim.”

Ecuria e skuadrës – “Statistika në derbi më ka ndihmuar. Cdo ndeshje do e përgatisim sipas kundërshtarit që kemi. Cdo ditë flitet për formacionin që do të luajmë dhe kjo më ka detyruar që ta bëj stërvitjen me dyer të mbyllura. Kemi mungesa dhe jemi të limituar. Por nuk do të dorëzohemi. Motivimi është një kryesore. Atë e dinë lojtarët ashtu si edhe unë. Nuk del në media, është një nga sekretet.”

Tre ndeshje në transfertë – “ Nuk kemi vetëm këto tre ndeshje, por edhe shumë të tjera. Pjesa më e madhe janë ndeshje të vështira. Luajmë me Kukësin brenda, shkojmë në Gjirokastër dhe pastaj ndeshja me Skënderbeu dhe Partizanin. Prandaj edhe thashë që ndeshjet do i marrim një nga një.

Merkato – “Po, kemi nevojë për merkato, por ka kohë. Në ekip duhen me patjetër ndryshime.”

Diferenca midis Tiranës dhe Flamurtarit – “ Të them të drejtën, Tirana ka një infrastrukturë më të mirë se Flamurtari. Harmonia është e pranishme te të dyja skuadrat. Shpesh fryhen dhe marrëdhëniet lojtar-lojtar dhe trajner-lojtar ndërsa jashtë del e zmadhuar. Kjo nuk shërben asnjëherë për mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"