Mema debuton me fitore brenda familjes, e ndjek edhe presidenti Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 20:59

Mema debuton me fitore brenda familjes, e ndjek edhe presidenti Halili

Ardian Mema e ka nisur me fitoren brenda familjes, aventurën e tij si trajner i Tiranës. 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë triumfuar përballë  19-vjeçarëve me rezultatin 3-0.

43952454_2149375515318559_478641497747488768_o

Prezent në miqësoren e sotme për të ndjekur skuadrën ka qenë edhe presidenti Refik Halili, i cili deklaroi në konferencën për shtyp të ditës së djeshme, se do të jetë më pranë skuadrës dhe të gjitha vendimet, qoftë edhe formacioni duhet të marrë miratimin e atij.

Refik-halili

Golat për skuadrën e Memës në sfidën e sotme i shënuan Grent Halili, Kobina dhe Ngoo. Trajneri ka provuar të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicion për këtë ndeshje, për të krijuar një ide të qartë për sfidën e të premtes ndaj Flamurtarit.

Tirana556

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"