Melo ende në pikëpyetje, ja situata me brazilianin te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 10:32

Melo ende në pikëpyetje, ja situata me brazilianin te Partizani

Uilliam Kordeiro Melo vazhdon të jetë i dëmtuar dhe të kryejë seanca stërvitore individuale, brenda ambienteve të palestrës.

asani melo

Braziliani nuk ishte i gatshëm për takimin kundër Apolonisë dhe deri më tani, ka luajtur vetëm 44 minuta për Partizanin këtë sezon (12 në Superiore dhe 32 në Kupë).

Në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, Melo ka publikuar një foto ku është në ambientet e palestrës, duke bërë një premtim për tifozët e Partizanit: “I fokusuar vetëm te riaftësimi, do të rikthehem më i fortë!” Me futbollin shqiptar që është në “pauzë” për shkak të kombëtareve, Melo ka kohën e duhur për t’u rikthyer në kohë për ndeshjen kundër Laçit, që do të luhet më datë 21 nëntor.

melo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"