Melo e nis i diferencuar, Mala vijon te Partizani B. Ja situata në kampin e kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 20:58

Melo e nis i diferencuar, Mala vijon te Partizani B. Ja situata në kampin e kuq

Esat Mala po bën gati dy muaj që qëndron larg ekipit të parë dhe çështja e tij mbetet akoma pa zgjidhje. Mesfushori është pezulluar nga klubi që para ndeshjes me Laçin, luajtur më 25 nëntor, për shkak se 21-vjeçari nuk ka pranuar që të rinovojë me Partizanin. 

mala

Në prononcimin e tij të fundit presidenti Gaz Demi dha sinjale shprese që çështja “Mala” mund të zgjidhet shumë shpejt, në mënyrë që lojtari të bashkohet me ekipin. Por, edhe pas kthimit të skuadrës nga Antalia, Esat Mala vijon të jetë larg dhe përgatitjet po i kryen me Partizanin B, ku edhe shënoi në miqësoren e fundit me Dinamon.

Partizani

Në seancën e djeshme, Uilliam Melo ka qenë lojtari i vetëm që është përgatitur i diferencuar, ku për shkak të një problemi fizik nuk ka punuar me topin. Por, gjendja e brazilianit nuk shqetëson, edhe për faktin se ai rezulton i pezulluar për katër ndeshje me radhë, bashkë me Boldorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"