Meksi mungesë e sigurt, dilema për sulmuesin. Skënderbeu nuk është përsëri i plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 21:28

Meksi mungesë e sigurt, dilema për sulmuesin. Skënderbeu nuk është përsëri i plotë

Trajneri Julian Ahmataj nuk do ta ketë të plotë grupin as për ndeshjen e radhës me Laçin. Jorgo Meksi do të jetë mungesë e sigurt, pasi dihet se mbrojtësi është i karantinuar pas infektimit me “COVID-19”.

Jorgo Meksi

Pikëpyetje ka edhe për sulmuesin Mensah, i cili për ndërhyrjen e gabuar që bëri ndaj Huseinit të Kastriotit u ndëshkua me karton të kuq, por Disiplina e vlerësoi me dy ndeshje pezullim veprimin e ganezit.

Mensah e ka shlyer gjysmën e dënimit ndaj Partizanit dhe nëse klubi paguan gjobën, sulmuesi mund të jetë në fushë të shtunën ndaj Laçit. 1 milionë lekë është gjoba që duhet paguar në këtë rast.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"