MekGregorit nuk i ndahen problemet, sportisti irlandez mund të arrestohet për herë të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 14:08

MekGregorit nuk i ndahen problemet, sportisti irlandez mund të arrestohet për herë të dytë

Ylli i UFC-së Konor MekGregor ende nuk ka mbyllur punët me drejtësinë. Sportisti irlandez u lirua ditën e djeshme duke u mbajtur në gjendje vëzhgimi nga policia franceze pas denoncimit të një 32-vjeçareje për ngacmim seksual.
1_conormcJPG
Ndërkohë, çështja mund të përfundojë me burgosje të irlandezit nëse vërtetohet nga provat fizike se ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë në kundërshtim të gruas, emri i të cilës mbahet anonym.

Një hetues shtoi se në zonën ku raportohet të ketë ndodhur ngjarja (ishulli i Korsikës) ka shumë kamera sigurie pasi frekuentohet shumë nga turistët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"