“MekGregor ruhet nga djem tropojanë”, befason Florian Marku: Do të stërvitem bashkë me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 0:05

“MekGregor ruhet nga djem tropojanë”, befason Florian Marku: Do të stërvitem bashkë me të

Boksieri shqiptar Florian Marku rrëfeu se luftëtari i famshëm i UFC-së Konor MekGregor mbrohet nga truproja shqiptare.
marku
Për “Supersport”, ai shton se një ditë do të ketë mundësinë të stërvitet me kampionin irlandez. Ndër të tjera, Marku tregoi se si e kaloi koronavirusin dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Në lidhje me rikthimin në ring, Marku shpreson që të duelojë në muajin korrik.

” Izolimi prej koronavirusit – Po më ka ndihmuar shumë kjo kohë, pasi kam bërë një operacion në janar dhe kam pasur mundësi të rikuperohem më së miri. Është folur shumë që koronavirusi është mashtrim, por uën vetë kam qenë për 14 ditë i sëmurë, me temperaturë, por më pas kaloi çdo gjë. Them se po, pasi po stërvitem me një trajner personal këtu Në Londër dhe nga dita në ditë pres të arrij formën më të mirë.

Rikthimi në ring – Presim për në korrik, por nuk kemi akoma saktësisht nëj datë, sepse situata është pak kaotike. Gjithsesi unë jam gati në çdo kohë.
marku

Konor MekGregor – Çunat që e ruajnë atë janë shqiptarë nga Tropoja dhe më kanë mundësuar që kur të kalojë kjo situatë, të stërvitem për disa kohë me të për të ndihmuar njëri-tjetrin.

5c5adff3d7ab677663732d6d

Khabib Nurmagomedov  apo Konor MkGregor – Të them të drejtën Khabib më lodh, pasi ka armë të fortë vetëm mundjen dhe e lodh shumë kundërshtarin në atë pikë e pastaj e dominon edhe lart, por është më i mirë”, deklaroi Florian Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"