MekGregor i habit të gjithë me deklaratën e tij, njofton tërheqjen nga MMA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 8:47

MekGregor i habit të gjithë me deklaratën e tij, njofton tërheqjen nga MMA

Konor MekGregor i ka habitur të gjithë mëngjesin e sotëm , teksa nëpërmjet faqes zyrtare të tij, ka njoftuar tërheqjen nga MMA.conor-mcgregor3

Në postimin e tij, Mek Gregor shkruan se ka vendosur ta mbyllë me me luftimet, duke falënderuar të gjithë për kujtimet e mrekullueshme.

“Përshëndetje njerëz, kam vendosur ta mbyll me luftimet. Faleminderit të gjithë për kujtimet e mrekullueshme. Çfarë udhëtimi ka qenë! Këtu është një fotografi e imja me nënën, në Las Vegas, në një nga titujt e mi botërorë. Ju dua të gjithëve”, shkruan MekGregor në faqen e tij zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"