Mejuedher sfidon Pakuiao përsëri, por jo në ring…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 18:07

Mejuedher sfidon Pakuiao përsëri, por jo në ring…

Ish boksieri Flojd Mejuether do të sfidojë përsëri rivalin e tij Meni Pakuiao, por jo në një ndeshje boksi.  

boks

Të dy do të luajnë një ndeshje basketbolli për bamirësi. Lajmin e konfirmojnë mediat filipinase, të cilat thonë se boksierët do të organizojnë një ndeshje basketbolli në dhjetor, dhe të ardhurat do të shkojnë të gjitha për bamirësi. Madje është publikuar dhe një pjesë e kontratës për këtë event që do të mbahet në Las Vegas.

“Ne të nënshkruarit, jemi protagonistët dhe iniciatorët e ndeshjes së bamirësisë që do të mbahet në dhjetor, në Las Vegas. Data e eventit do të zyrtarizohet pasi të plotësohen të gjitha kushtet”.

“Kemi rënë dakord që qëllimi kryesor i këtij eventi është të sjellë argëtim tek të gjithë dashamirësit e sporteve në përgjithësi. Ne shpresojmë që të mbledhim fonde për bamirësitë që bëjmë për periudhën e Krishtlindjes”,- thuhej në një pjesë të kontratës.

Boksierët janë të lejuar  që të kenë dy ish lojtarë të NBA-së  në ekipet respektive.  Ata nuk e kanë mohuar asnjëherë pasionin që kanë për basketbollin, madje ka qenë rutinë e stërvitjes së tyre.

basket

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"