Mejuedhër injoron “shqiponjën”, përgatitet për duelin me japonezin 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 18:04

Mejuedhër injoron “shqiponjën”, përgatitet për duelin me japonezin 20-vjeçar

Mejkuedhër duket se e ka gjetur tashmë kundërshtarin e tij dhe nuk ka për të qenë shqiponja ruse, Khabib Nurmagomendov. Teksa po përflitej shumë për këtë ndeshje tani ka dalë një kundërshtar i ri për boksierin amerikan.

Mejuedher

Do të jetë japonezi Tenshin Nasukava luftëtari i kickboksit që do të rivalizojë boksierin e pamposhtur amerikan në një duel në 31 dhjetor të këtij viti në “Saitama Super Arena”. Në moshën 20 vjeçare japonezi ka 27 fitore dhe asnjë humbje në kickboks ndërsa në MMA 4 vetëm 4 fitore dhe përsëri asnjë humbje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"