Mehmeti projekton 11-shen, balotazh në ofensivë. Ja formacioni i mundshëm i Partizanit kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 11:33

Mehmeti projekton 11-shen, balotazh në ofensivë. Ja formacioni i mundshëm i Partizanit kundër Dinamos

Partizani kreu dje paradite stërvitjen e fundit përpara derbit të sotëm. Trajneri Mehmeti u përqendrua menjëherë në anën taktike duke i vendosur lojtarët sipas planit të tij, teksa para stërvitjes stafi teknik dhe ekipi i bënë videoanalizë kundërshtarit.

PARTIZANI DINAMO 1

Ditën e sotme formacioni nuk pritet të ketë shumë ndryshime në krahasim me atë ndaj Kastriotit.

Në portë do të jetë kapiteni Hoxha, teksa në qendër të mbrojtjes.

Belica do të shoqërohet nga Bitri, i cili ka pasur probleme fizike, por do të duhet të sforcohet sot, sepse Sota, që është alternativë për të, do të luajë në të majtë dhe Sembene është i dëmtuar dhe u stërvit i veçuar ditën e djeshme.

Në anën e djathtë të mbrojtjes do të luajë Albion Marku.

Mesfusha përbëhet nga Rrapaj-Mala dhe Herald Marku, teksa përpara tyre vendoset Kallaku.

Në sulm i sigurt është Zhunior, teksa në balotazh janë Skuka e Cara, me trajnerin Mehmeti, që pritet të vendosë sot për ta.

PAR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"