Mehmeti mungesë e sigurt, Çela bën gati… kurthin ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 11:00

Mehmeti mungesë e sigurt, Çela bën gati… kurthin ndaj Partizanit

Pas një jave ku iu desh të luante edhe në Kupë, Kastrioti është përpjekur të përgatisë sa më mirë ndeshjen me Partizanin, që luhet sot në orën 16:00 në stadiumin e të kuqve.

326198409_3472698866336102_1610771335756505750_n

Gjithçka në këto ditë ka vijuar normalisht dhe me orar të plotë. Trajneri Emiljano Çela e ka pasur në dispozicion thuajse të gjithë grupin dhe nuk pritet të ketë shumë mungesa para kësaj sfide. Prenkoçeviç është e sigurt se nuk do të jetë, pasi është njoftuar se e ka mbyllur këtë sezon për shkak dëmtimi. Ndërkohë, në dyshim është prania e Abaz Karakaçit në ndeshjen e nesërme. Kapiteni është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje pezullim. Një prej këtyre sfidave ai e shleu në Kupë ndaj Tiranës dhe nuk dihet nëse klubi do të vendosë të paguaje gjobën për gjysmën e mbetur të dënimit për ta pasur kapitenin në fushë.

Në ndeshjen me “demat” mungesë e sigurt për trajnerin Çela do të jetë mesfushori Xhuljo Mehmeti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. E gjithë pjesa tjetër e ekipit është gati për të zbritur në fushë në betejën e nesërme përballe vendit të dytë në renditje. Gjatë gjithë kësaj jave, trajneri Çela është munduar që përveç anës fizike të punojë me skuadrën edhe psikologjikisht, pasi është mision i vështirë për t’u gjetur motivimi në rastin kur je në vendin e fundit në tabelë. Pika e marrë me sakrificë ndaj Teutës në një ndeshje, ku iu desh të luanin një pjesë me një lojtar më pak pas përjashtimit të Karakaçit, situata është përmirësuar disi. Siç zëvendëstrajneri Kuli tha së fundmi për gazetën, sfida me Partizanin konsiderohet si një finale, pasi çdo hap fals është terren i humbur në garën për mbijetesë. Ndërkohë, trajneri Çela e ka thuajse të qartë formacionin, përveç një dyshimi në sulm mes Santiago Selmanit dhe Rexhinaldos.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"