Mehmeti: Fitojmë edhe ndaj Kukësit, Kamza ka shanse për në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2017 | 16:17

Mehmeti: Fitojmë edhe ndaj Kukësit, Kamza ka shanse për në Europë

Kamza vijon normalisht stërvitjet, të cilat do të intensifikohen deri dy ditë përpara ndeshjes me Kukësin. Mesfushori i Kamzës, Xhuljo Mehmeti, si i vetmi kamzali në ekip, vlerëson shpirtin e lartë të garës të demonstruar nga shokët e tij në fushën e lojës, sidomos në fitoren ndaj Partizanit. Lidhur me këtë takim ai u shpreh: “Ndaj Partizanit ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë, por falë grintës dhe shpirtit luftarak të shokëve të mi të skuadrës, morëm një fitore të rëndësishme. Jemi munduar të mbroheshim dhe ta kundërsulmonim rrezikshëm Partizanin, por ka pasur dhe situata që kundërshtari na vuri në vështirësi, por jemi të kënaqur që në fund u shpërblyem me golin e Ymerit që na dha 3 pikët”.

Xhulio Mehmeti

Mehmeti pritet që ndaj Kukësit të jetë në fushë dhe gjatë prononcimi për takimin, mesfushori deklaroi: “Psikologjikisht skuadra është shumë mirë, pasi futbollistët kanë përgatitje të lartë fizike dhe janë në gjendje të përballojnë deri në fund çdo ndeshje duke mos u dorëzuar as në minutat e fundit. Trajneri Ndreu na ka përgatitur mjaft mirë për këtë sfidë, ku me bindje të plotë do të hyjmë në fushë për të fituar ndaj Kukësit. Sigurisht na pret një takim i vështirë, por jo i pakalueshëm, aq më shumë duke ditur se luajmë në shtëpi dhe fitorja kthehet në detyrim”.

kamza gol partizanit

Xhulio Mehmeti nuk e fsheh dëshirën për të qenë protagonist në këtë takim. “Do të bëj të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë maksimumin dhe dëshira është që unë të jem protagonist në dhënien e asistim të golit të fitores. Nëse luajmë si grup dhe ruajmë vazhdimësinë, mund ta kapim edhe një vend në Europë. Gjjithsesi, ne e kemi si parim që ndeshjet duhet t’i marrim një e nga një dhe objektivi ynë për momentin është 6-ja e parë.

Do më pëlqente që Kamza të ishte pjesëmarrëse në Kupat e Europës, por që të arrish atje, duhet mundur Kukësi dhe më pas të synohet edhe vendi i dytë”, u shpreh Mehmeti në fund për “Panorama Sport”.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"