Mehmeti e dërgoi tek ekipi U-21, mbrojtësi i Partizanit këmbëngul për “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 14:58

Mehmeti e dërgoi tek ekipi U-21, mbrojtësi i Partizanit këmbëngul për “divorcin”

Saliu Sembene është kthyer në çështje te Partizani në kohët e fundit.

SEMBENE

Mbrojtësi ka kontratë afatgjatë me të kuqtë, por pas vetëm një viti qëndrim, ai këmbëngul për t’u larguar. Arsyeja janë minutat e pakta në dispozicion, sidomos në pjesën e dytë të sezonit, kur skuadrën e mori në drejtim Dritan Mehmeti.

Duke qenë se ky i fundit do të vazhdojë në krye të ekipit, Sembene e ka të qartë se nuk ka vend për të në ekipin e parë dhe kjo është arsyeja përse ai shtyn vazhdimisht për t’u liruar nga kontrata, që e mban te Partizani deri në 2025-ën.

Nga ana tjetër, edhe pse Mehmeti nuk e preferon, klubi refuzon ta lejojë të largohet 20-vjeçarin dhe i kërkon të respektojë kontratën.

Senegalezi nuk shkoi dot në fazën përgatitore në Slloveni për shkak të mungesës së vizës. Sembene luajti në 14 ndeshje këtë sezon, 13 prej tyre në vitin e shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"