Mehmeti: Durrësi është përmirësuar, do të jetë ndeshje e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 15:30

Mehmeti: Durrësi është përmirësuar, do të jetë ndeshje e mirë

Këtë vit Kamza nuk është një ekip që do të luftojë për mbijetesë. Kjo është ajo që dëshiron të thotë lojtari i skuadrës nga periferia e kryeqytetit, Xhulio Mehmeti. Mesfushori ka folur për mikrofonat e “Supersport” teksa ka folur edhe në lidhje me ndeshjen që do të luajnë me Tetutën.

sdgfkhdflgg

“Durrësi ka ndryshuar shumë këtë vit dhe në këto ndeshje kemi luajtur mirë. Do të jetë një ndeshje mjaft e mirë ndaj Teutës pasi të dyja skuadrat do të luajnë për 3 pikët. Si trajneri ynë, ashtu edhe trajneri i Teutës kërkojnë lojë dhe kam besim se do të jetë një ndeshje e bukur. Besoj dhe kam bindje se këtë vit Kamza do të jetë për më shumë se qëndrim në Kategorinë Superiore”. – u shpreh Xhulio Mehmeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"