Meha shkon tek AL Nassri, paga trefish më të lartë se te Koniaspor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 14:27

Meha shkon tek AL Nassri, paga trefish më të lartë se te Koniaspor

Alban Meha ka gjetur akordin me Al Nassrinë për t’iu bashkuar klubit saudit. Bashkëbisedimet mes palëve kishin dështuar disa javë më parë dhe Meha ishte kthyer në Turqi për të vazhduar me Koniaspor.

Alban Meha

Alban Meha

Por gjërat kanë ndryshuar përsëri dhe ka qenë insistimi i princit që do të jetë në drejtim të këtij klubi edhe për katër vite që ka kërkuar me ngulm shqiptarin në ekip.

Meha ka dhënë një sinjal të qartë nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku kishte vendosur stemën e klubit të Al Nassr.

Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një pagë rreth trefish më të lartë se te Koniaspor që përafërsisht do të jetë 2 milionë dollarë në sezon.

Ndërkaq, në faqen e internetit të Koniasporit, emri i Mehës nuk figuronte mes lojtarëve të regjistruar në këtë sezon dhe për pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Drejtuesit kanë bërë me dije se shqiptari kishte kërkuar largimin pas insistimit të Al Nassrit. Pak orë më vonë, klubi i Al Nassrit ka konfirmuar firmën me futbollistin shqiptar, i cili u është bashkuar sauditëve të drejtuar nga Zoran Mamiç në fazën përgatitore që po zhvillon në Kroaci.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"