Meha ngjitet në Bundesligë, Sadiku 6 muaj jashtë fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2014 | 17:50

Meha ngjitet në Bundesligë, Sadiku 6 muaj jashtë fushave

scp5-1399817608Alban Meha dhe Paderborni i tij kanë shpërthyer në festë. Fitorja e javës së fundit në Bundesliga 2, me rezultatin 2-1 ndaj Aalen, i ka mundësuar mesfushorit të kombëtares kuqezi dhe të tijve në ngjiten në elitën e futbollit gjerman, për t’u përballur edicionin tjetër me emra të mëdhenj, si Bajerni i Mynihut, Borusia e Dortmundit, Shalke 04 etj. Java e 34-t e Bundesligës 2 ka mbyllur gjithcka, duke zyrtarizuar dy skuadra që ngjiten në Bundesligë 1, Këlni dhe Paderborni. Ka mbetur në “kapërcyell” Greuth Furthi i Mërgim Mavrajt, që edhe pse ka fituar këtë të shtunë me rezultatin 2-0, ku njërin nga golat e ka realizuar Ilir Azemi, e mbyll kampionatin në vendin e tretë, në kuotën e 60 pikëve, dy pikë më pak se skuadra e Alban Mehës. Kësisoji, Fürthi do të shkojë si i treti në “play-off” dhe do të luajë shansin e fundit për në Bundesligë kundër Hamburger SV.
Alban Meha ka një peshë të madhe në suksesin e Paderbornit, sepse ka realizuar 12 gola gjatë tërë kampionatit, shumica prej të cilëve spektakolarë nga goditjet e dënimit. Tashmë një “trampolinë” shumë e rëndësishme, Bundesliga 1, e pret mesfushorin e kombëtares kuqezi, që po mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon mbresëlënës në planin personal dhe ekipor.
Sadiku Ndërkohë, sa u takon legjionarëve të tjerë kuqezinj, një lajm i hidhur vjen nga Zvicra. Armando Sadiku ka dëmtuar ligamentet e njërit gju dhe do të mungojë përreth 6 muaj në fushat e blerta. Rezultatet mjekësore bëjnë të ditur se rikuperimi do të jetë një proces që do zgjasë më shumë se gjysëm viti. Ai do të operohet së shpejti nga Dr.Jose Romero në klinikën “Hirslanden”. Kësisoji, trajneri De Biazi humbet një element të vlefshëm në repartin ofensiv, ku ka jo pak vramendje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"