Meguajër: Rregullat e Ligës së Kombeve? Çorientuese, Sauthgejt u përpoq por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 17:10

Meguajër: Rregullat e Ligës së Kombeve? Çorientuese, Sauthgejt u përpoq por…

Liga e Kombeve është një kompeticion që organizohet për herë të parë dhe që do të ketë ndikim edhe për evenimentet e tjera në vazhdim për skuadrat kombëtare. Rregullorja është bërë e ditur prej kohësh, por ka edhe nga ata që ende nuk e kanë kuptuar. Njëri prej tyre është Herri Meguajër i Anglisë, i cili ka pranuar se ai dhe shokët e ekipit të përfaqësueses po hasin vështirësi me Ligën e Kombeve, për mënyrën sesi funksionon kompeticioni më i ri i UEFA-s, pavarësisht shpjegimeve nga trajneri Garet Sauthgejt.

meguajer2

“Tre Luanët” do nisin aventurën inauguruese të turneut kundër Spanjës, nesër në “Wembley”, përpara se të përballen me Zvicrën në një ndeshje miqësore ditën e martë.

“NUK E KEMI KUPTUAR” – Sauthgejt është përpjekur t’ua shpjegojë lojtarëve të tij formatin e Ligës së Kombeve, por Meguajër ende nuk e ka kuptuar plotësisht. “Duhet të studiosh shumë për ta kuptuar këtë rregullore. Është çorientuese, por do mundohemi të kuptojmë diçka. Për ne futbollistët mjafton që të zbresim në fushë dhe të japim më të mirën në çdo ndeshje për të fituar dhe… për të parë më pas se çfarë ndodh…”, u shpreh mbrojtësi.

Harry-Maguire-England-2018-FIFA-World-Cup

GRUPI I 4-t – Skuadra e Sauthgejt vjen në këtë ndeshje e “shpërbërë”, pas largimit të Adam Lalanas, i cili ndjeu një shqetësim në seancën e fundit stërvitore, që pasoi dëmtimin e Rahim Sterling. Përkundër mungesës së dy mesfushorëve, Sauthgejt ka vendosur të thërrasë portierin e Fulhemit, Markus Betineli.

skysports-maguire-england-southgate_4285243

Anglia ndodhet në Grupin e 4-t të Ligës së Kombeve, përkrah me Spanjën dhe Kroacinë. Fituesit e katër grupeve të Ligës A, në të cilën ndodhet Anglia, do të avancojnë në një miniturne për të vendosur më pas verën e ardhshme kampionin e kësaj lige.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"