Meguajër nuk i pranon kritikat: E bëjnë vetëm për klikime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 15:56

Meguajër nuk i pranon kritikat: E bëjnë vetëm për klikime

Herri Meguajër vazhdon të jetë një nga personazhet në epiqendër të opinionit sportiv në Angli pasi forma e tij e dobët me Mançester Junajtid dhe “tre luanët” është gjithmonë nën lupën e kritikëve. Sauthgejt i besoi një vend si titullar ndaj Italisë edhe pse qendërmbrojtësi ka disa javë që nuk luan me Mançester Junajtid por ekipi doli i mundur nga ndeshja në Milano.

meguajer

“Unë ndjehem mirë, jam gati të luaj, ndjehem në formë dhe jam i freskët”, insistoi Meguajër pas ndeshjes së mbrëmshme. “Nuk di në të vërtetë çfarë thuhet për formën time, nuk është se i lexoj shumë çfarë shkruhet.

Unë erdha nga tre ndeshje pozitive me Anglinë në verë, kisha edhe një fazë përgatitore të mirë, ndjehem shumë mirë. Qartësisht trajneri Ten Hag vendosi të më linte jashtë për një ndeshje dhe ekipi ka shkuar mirë që atëherë. Unë po punoj në stërvitje që të jem gati kur të më jepet mundësia. Kjo është ajo që mund të bëj që të ndihmoj ekipin.

Unë nuk përqendrohem në asgjë tjetër dhe çfarë thonë njerëzit. Mendoj se njerëzit krijojnë histori rreth meje, jam kapiteni i Mançester Junajtid ndaj me siguri do të krijojë një lajm të madh. Ndaj kjo është arsyeja pse e bëjnë, i pëlqejnë klikimet e gjëra të tilla. Por unë shkova në Europian pas një dëmtimi që zgjati 8 javë. Nuk luajta vetëm në një ndeshje dhe isha në formacionin e turneut. Ju siguroj se nuk bëhet fjalë për ‘ndryshkje’ nga mosluajtja e gjëra të tilla”, deklaroi Meguajër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"