Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer, Kutinjo të premten në Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 11:29

Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer, Kutinjo të premten në Barcelonë

Nëse në Liverpul ndoshta po shqyrtohet ende oferta e Barcelonës për Kutinjon, në Spanjë janë të sigurt që transferimi do të mbyllet brenda ditës së nesërme. Lojtari ka kërkuar largimin dhe trajneri Klop duket se është dorëzuar përpara këmbënguljes së futbollistit të tij, por edhe ndaj ofertës.

Nejmar dhe Kutinjo

Kutinjo shihet si profili ideal për të zëvendësuar të larguarin Nejmar drejt PSG-së. Sidoqoftë, duhet theksuar se sipas mediave iberike ardhja e Kutinjos nuk do të penalizojë transferimin Dembeles drejt “Kamp Nou”-t.

Kutinjo

Në fakt, pas mbylljes së bisedimeve për sulmuesin e Liverpulit, krerët blaugrana do të mësyjnë ndaj klubit gjerman për t’i rrëmbyer xhevahirin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"