Mediat sllovene: Mirupafshim Partizani, luajtët më mirë se në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 13:28

Mediat sllovene: Mirupafshim Partizani, luajtët më mirë se në Tiranë

Pavarësisht humbjes, mediat sllovene kanë komplimentuar skuadrën e Partizanit për lojën që ka zhvilluar në ndeshjen e djeshme ndaj Mariborit, edhe pse ka pësuar dy gola. “Mirupafshim Partizani, përshëndetje Çikura”, është titulli i gazetës “Veçer”, që i referohet edhe kundërshtarit të radhës se skuadrës së Mariborit, që është ekipi nga Gjeorgjia.

nikolic partizani

Ndërkohë që mediat e tjera sllovene u referohen deklaratave të stafit teknik të Mariborit, të cilat bëjnë me dije se të kuqtë kanë luajtur më mirë se në Tiranë. “Jam shumë i lumtur që arritëm të kalonim në turin tjetër. Edhe pse shënuam dy gola, kjo nuk ishte aspak e lehtë përballë Partizanit, që ashtu siç e kisha thënë edhe para takimit, do na e bënte punën të vështirë. Mund të them se kanë luajtur më mirë se në ndeshjen e parë dhe për këtë duhen komplimentuar.

partizani

Ne tani duhet të shohim përpara”, ka thënë trajneri Milaniç në konferencën e pasndeshjes. Ndërsa 7 mijë tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit kanë duartrokitur skuadrën e kuqe për lojën e zhvilluar, si dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës së tyre, pavarësisht humbjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"